Real Madrid po fiton 0-2 në transfertën ndaj Valencia, e vlefshme për javën e 12-të në La Liga. Sfida në “Estadio de Mestalla” u zhbllokua në minutën e 28-të.
Fillimisht, Kylian Mbappe pengohet në zonë dhe arbitri jep goditje dënimi, të cilën e ekzekuton vetë sulmuesi francez. Goditja e tij përplasët në mur dhe aty shfaqet Federico Valverde, i cili e dërgoi në rrjetë me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 36-të, zrbitje e shpejtë e “Los Blancos” në zonën kundërshtare dhe gjejnë golin e dytë me Arda Guler. Turku shënoi me një goditje të lehtë brenda zonës, pas pasimit të Jude Bellingham, edhe pse i devijuar disi nga mbrojtësi kundërshtar.







