Bota
Sulmi me armë në Poloni, Tusk: Tre persona u gjetën të vdekur në banesën e autorit
Tre persona u gjetën të vdekur në shtëpinë e autorit që kreu sulmin në Krakov të Polonisë, ku mbetën të vrarë 6 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Kryeministri polak, Donald Tusk bëri me dije në një konferencë për shtyp se viktimat ishin dy gra dhe një burrë, që besohet se janë familjarë të autorit.
Më herët, qeveria polake theksoi se sulmi ishte terrorist dhe se autori, një 25-vjeçar, kishte pikëpamje të ekstremit të djathtë.
Autori ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi u qëllua me armë zjarri nga policia për ta neutralizuar gjatë sulmit që vrau 6 persona.
Sulmi ndodhi më parë në një shesh qendror në Krakov.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




