Vendosni fjalën kyçe....

Digjen tre banesa të braktisura në Pukë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme


Tre banesa të braktisura janë përfshirë nga flakët në fshatin Fërth, në njësinë administrative Qerret, bashkia Pukë. Banesat dyshohet se janë djegur qëllimisht, nderkoh në vendngjarje ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës me mjete rrethanore, pasi zona nuk ka rrugë automobilistike që mundëson aksesin e mjeteve zjarrfikëse.