Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se anëtarët e grupit punues për hartimin e strategjisë së apelit në Hagë janë dakorduar që puna e këtij grupi të mbetet konfidenciale dhe detajet e diskutimeve të mos bëhen publike, por ka konfirmuar se disa marrëveshje janë arritur në mbledhjen e sotme.
Pas përfundimit të takimit të dytë të grupit punues, të mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, Çitaku ka thënë se anëtarët janë pajtuar që procesi të zhvillohet pa deklarata publike lidhur me përmbajtjen e diskutimeve dhe marrëveshjeve të arritura.
“Ne jemi dakorduar për konfidencialitetin e këtij grupi. Duhet të flasë puna, jo deklaratat. Disa marrëveshje po, jo për publik”, u shpreh Çitaku.
Në takimin e grupit punues, i cili udhëhiqet nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, morën pjesë edhe deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, si dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.
Grupi punues është themeluar për hartimin e strategjisë shtetërore për apelimin e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Edhe
Merr intensitet angazhimi për procesin e apelit në Hagë
Ish-drejtuesit e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi u dënuan me 81 vjet burgim.
Mblidhet grupi qeveritar për strategjinë e apelimit të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Grupi Punues i themeluar nga Qeveria e Kosovës për hartimin dhe bashkërendimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurën e apelimit të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së është mbledhur të shtunën.
Takimi do të fokusohet në çështjet që lidhen me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Mbajtjen e takimit ishte konfirmuar qysh të enjten nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i cili njëherësh udhëheq këtë grup.
Në një konferencë për media, Konjufca ka bërë të ditur se mbledhja do të zgjasë disa orë, ndërsa anëtarët e grupit do të angazhohen gjatë gjithë ditës për trajtimin e kësaj çështjeje.
Anëtarët e Grupit Punues nuk janë deklaruar para takimit të së shtunës. Kanë thënë se deklarohen pas takimit.
Grupi Punues është themeluar nga Qeveria me qëllim të hartimit dhe bashkërendimit të një strategjie shtetërore lidhur me procesin e apelimit.
Edhe
Çitaku: Historia e Kosovës nuk fillon në sallat e gjyqit në Hagë
Katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vjet burgim në total, më 16 shtator, për krime lufte që përfshijnë ndalimin e paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, ndërsa u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit.