Gjashtë persona, katër gra dhe dy burra, janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Krakov të Polonisë, ndërsa rreth dhjetë të tjerë kanë mbetur të plagosur, njoftoi policia polake.
Në mesin e të plagosurve janë edhe dy policë. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Polonisë, Marcin Kierwinski.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është shtetas polak dhe se është qëlluar nga policët gjatë ndërhyrjes, pas së cilës është dërguar në spital.
Një zëdhënës i policisë ka bërë të ditur se i dyshuari në momentin e sulmit ishte i veshur me rroba të stilit ushtarak.
Autoritetet polake janë duke hetuar rrethanat dhe motivin e sulmit, ndërsa nuk janë dhënë ende detaje të tjera për identitetin e të dyshuarit.
Të shtëna në qendër të Krakovit, gjashtë të vdekur dhe të paktën 15 të plagosur
Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në sheshin kryesor të qytetit të Krakovit në Poloni, të shtunën pasdite. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se në mesin e të plagosurve janë edhe dy policë, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Sipas raportimeve të mediave polake, sulmuesi ka hapur zjarr nga një veturë ndaj personave që ndodheshin në sheshin “Rynek Główny”, një prej pikave më të frekuentuara turistike të qytetit. Të shtënat kanë ndodhur pak pas orës 15:00.
I dyshuari është qëlluar nga policia gjatë operacionit dhe është arrestuar, ndërsa më pas është dërguar në spital.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të shumta policore, zjarrfikës dhe emergjenca mjekësore.
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka bërë të ditur se është duke u informuar nga ministri i Brendshëm për situatën në Krakov dhe se policia po heton motivin dhe të gjitha rrethanat e sulmit.
Sheshi kryesor i Krakovit është një nga destinacionet më të njohura turistike në Poloni, i rrethuar nga ndërtesa historike dhe kisha e famshme e Shën Marisë.
VIDEO (Momenti kur neutralizohet i dyshuari):
The krakow terrorist has been killed! Excellent job krakow police! https://t.co/xqfgTeuxzx
— milkbar (@milkbarpl) November 7, 2026
VIDEO (Pamje kur i dyshuari gjuan nga vetura):
BREAKING | Reports of a suspected terrorist attack in #Kraków’s Old Town, #Poland. Several people were reportedly killed after a man opened fire from a car, according to circulating reports. https://t.co/AHve0Z79tr
— عـدم - ADM (@ADM_3DM) November 7, 2026
#kraków #strzelanina #zamach #staremiasto https://t.co/yEbbzkipbz
— ajpel (@ajpelkat) November 7, 2026
Në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov gjenden edhe tre trupa të pajetë
Policia polake ka gjetur edhe tre trupa të pajetë në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin me armë në Krakov, duke e çuar bilancin në nëntë të vdekur.
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka bërë të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur trupat e dy grave dhe një burri. Ai ka thënë se ka shumë indikacione se viktimat janë anëtarë të familjes së ngushtë të sulmuesit.
“Ky është vërtet një rast i jashtëzakonshëm tragjik”, ka deklaruar Tusk.
Ndërkohë, nga sulmi në sheshin kryesor të Krakovit, mbetën të vrarë gjashtë persona, katër gra dhe dy burra, ndërsa 16 të tjerë u plagosën, mes tyre dy policë. Njëri prej policëve është në gjendje kritike.
Sulmuesi që vrau 6 persona në Krakov në gjendje kritike, u frymëzua nga ideologjitë e ekstremit të djathtë
Sulmuesi që vrau gjashtë persona në Krakov të Polonisë dyshohet se ishte i frymëzuar nga ideologjitë e ekstremit të djathtë, ka deklaruar ministri i Brendshëm polak, Marcin Kierwinski.
Sipas tij, i dyshuari 25-vjeçar, shtetas polak, kishte pikëpamje radikale dhe mund të ketë marrë armët nga shtëpia e familjes së tij. Për këtë arsye, policia kundër terrorizmit është duke kryer kontrolle në banesën e tij.
Kierwinski ka thënë se i dyshuari ndodhet në gjendje kritike në spital, pasi u qëllua nga policia gjatë ndërhyrjes për ta ndaluar. Autoritetet po hetojnë rrethanat dhe motivet e sulmit.
Nga të shtënat mbetën të vrarë gjashtë persona, ndërsa 16 të tjerë u plagosën, përfshirë dy policoë. Sipas raportimeve, njëri nga policët është në gjendje të rëndë.
Mes të vrarëve janë katër tre shtetas polakë dhe një britanik. Dy të tjerë ende s'janë konfirmuar.
Konjufca dënon sulmin në Krakov: Kosova qëndron në solidaritet me Poloninë
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e armatosur në Krakov të Polonisë, ku gjashtë persona kanë mbetur të vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur.
Konjufca i ka shprehur ngushëllime homologut të tij polak, Radosław Sikorskit, si dhe popullit të Polonisë, ndërsa ka thënë se mendimet e tij janë me familjet që kanë humbur të dashurit.
“E dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm në Krakov. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta homologut tim, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Radosław Sikorski, dhe popullit të Polonisë. Mendimet tona janë me familjet që kanë humbur të dashurit”, ka shkruar Konjufca në “X”.
Ai u ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të plagosurve, duke theksuar se Republika e Kosovës qëndron në solidaritet me Poloninë në këtë moment pikëllimi.
Sulmi ndodhi të shtunën në sheshin kryesor të Krakovit, ku një 24-vjeçar polak dyshohet se hapi zjarr nga një veturë ndaj qytetarëve. I dyshuari u qëllua dhe u arrestua nga policia.