Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.
Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik, në disa zona të ulëta parashihet të ketë mjegull, njofton Dukagjini.
Temperaturat minimale parashihet të jenë nga -4 gradë deri në -1 gradë Celsius. Ndërkaq, ato maksimale parashihet të lëvizin mes 8 deri në 12 gradë Celsius.