Foto/ U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra Adri Mehmeti vazhdon të shkëlqejë në SHBA! Talenti 17-vjeçar shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e New York Red Bulls, duke qenë protagonist në fitoren 3-0 ndaj Atlanta United, në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt në MLS.
I bashkuar me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara, ku ka marrë edhe ftesë nga trajneri Mauricio Pochettino, Mehmeti po konfirmon potencialin e tij me paraqitje dhe gola në kampionatin amerikan.
Shqiptari zhbllokoi rezultatin në minutën e 31-të. Pas një goditjeje të ndalur fillimisht nga portieri kundërshtar, 17-vjeçari reagoi shpejt, shmangu ndërhyrjen e tij të dytë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar New York Red Bulls në avantazh.
Ky ishte goli i dytë i Mehmetit në sezonin 2026 të MLS-së. Përveç realizimeve, ai ka regjistruar edhe nëntë kontribute të tjera në gola, duke e mbyllur sezonin me 11 kontribute në total.
New York Red Bulls vulosi suksesin në pjesën e dytë me golat e Cade Cowell në minutën e 54-t dhe Jahkeele Marshall-Rutty në minutën e 81-të.
Në krahun tjetër, mbrojtësi shqiptar Enea Mihaj nuk ishte në dispozicion të Atlanta United për këtë takim, për shkak të një problemi fizik. Skuadra e drejtuar nga Gerardo Martino e mbylli kështu sezonin me një humbje 3-0.
Top Channel