Foto+Video/ “Varet çfarë keku të pëlqen”, flirtim i hapur mes kolegëve, ylli i WWE e pranon: Ç’të keqe ka? Jemi të dy beqarë

08/11/2026 09:50

Ish-kampionia e WWE-së, Nikki Bella, ka konfirmuar se mes saj dhe mundësit LA Knight ka pasur flirt gjatë një bisede në ËhatsApp, e cila u publikua dhe tërhoqi vëmendjen e fansave.

Ajo foli për këtë episod në podcastin e saj, ku ishte së bashku me motrën Brie Bella, duke mos e fshehur aspak natyrën e komunikimit me kolegun e saj. Nikki theksoi se të dy janë aktualisht beqarë dhe se shkëmbimi i mesazheve kishte qenë thjesht argëtues.

Në mesazhe, LA Knight shkruante se kërkonte të hante kek, ndërsa Nikki iu përgjigj: “Varet se çfarë keku të pëlqen”.

“Ne flirtuam shumë në WhatsApp dhe jemi të dy beqarë. Kështu që, kujt i intereson? Ishte shumë argëtuese”, u shpreh Nikki Bella.

Megjithatë, në këtë komunikim ishte përfshirë edhe motra e saj, Brie, e cila thuhet se ka shkaktuar një situatë disi problematike. Sipas Nikki-t, Brie kishte dërguar një GIF të Triple H në bisedën mes tyre, veprim që për pak sa nuk i futi në telashe dy yjet e WWE-së. Motrat nuk zbuluan se çfarë e bënte problematik këtë gjest.

Ky episod vjen në një periudhë kur jeta private e Nikki Bella-s ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, pas divorcit nga Artem Chigvintsev.

Ndërkohë, në aspektin sportiv, Nikki vazhdon angazhimin e saj në WWE SmackDown. Ajo së fundmi sfidoi Chelsea Green për titullin e kampiones së WWE-së për femra, në edicionin e 30 tetorit, por nuk arriti të fitonte.

Pavarësisht humbjes, Bella ka theksuar se e meriton një tjetër mundësi për titull, duke iu referuar trashëgimisë dhe kontributit të saj në mundjen profesioniste për femra.

Top Channel