Një person është arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se ka therur me thikë një shtetas të huaj pas një mosmarrëveshjeje.

Rasti ka ndodhur më 7 nëntor 2026, rreth orës 10:00.


Sipas raportit të Policisë, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ku mjekët kanë bërë të ditur se ai është jashtë rrezikut për jetë. Edhe i dyshuari tjetër ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari kosovar është dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”. /Telegrafi/