Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 10:26 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem Këto ditë po flitet shumë për ardhjen e çifutëve në Shqipëri. Duket sikur hebrenjtë kanë vendosur të braktisin Izraelin dhe të vendosen këtu. Natyrisht,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Vllaznia
  • Manchester City
  • Fabrika Jahoc
  • Trump dhe UFC
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Vllaznia
  • Manchester City
  • Fabrika Jahoc
  • Trump dhe UFC
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Lajme
E diel, 8 Nëntor 2026 10:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këto ditë po flitet shumë për ardhjen e çifutëve në Shqipëri. Duket sikur hebrenjtë kanë vendosur të braktisin Izraelin dhe të vendosen këtu. Natyrisht, nuk është e vërtetë.

Ai popull ka dy mijë vjet që pret dhe tetëdhjetë vjet që lufton për pak centimetra tokë më shumë. Për atë shkretëtirë ku nuk mbin dot një mollë, ka vrarë fëmijët e një populli tjetër, është vrarë dhe sot është në konflikt me shumicën e botës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Izraelitët sot duhet të jenë populli më i urryer në faqe të dheut. Çdo grusht shteti, çdo luhatje burse, çdo falimentim, çdo krizë, çdo mashtrim dhe çdo luftë lidhet me ta. Izraelitët duken si një çerdhe shtrigash që shkatërrojnë popujt e tjerë dhe u marrin paratë. Pas çdo ngjarjeje që njerëzit nuk e kuptojnë fshihet një çifut. Përfshi edhe në Shqipëri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fjalët se izraelitët do vijnë të na marrin vendin janë si gurët e shkulur të bulevardit të Tiranës. Ato shërbejnë për të thyer xhamat e besimit tonë te vetja. Sa herë një popull humb besimin te vetja, e gjen fajin te një popull tjetër.

Mund t'ju interesojë

Serbia zgjedh studentët: Një lëvizje pa liderë, por me miliona zëra

Serbia zgjedh studentët: Një lëvizje pa liderë, por me miliona zëra

Para 2 orësh
Moti këtë të dielë: Vranësira dhe reshje shiu pasdite e në mbrëmje

Moti këtë të dielë: Vranësira dhe reshje shiu pasdite e në mbrëmje

Para 3 orësh
Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”

Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Alba...

Para 3 orësh

Çdo popull jeton më mirë kur një armik imagjinar ia furnizon me karburant rezervat e nacionalizmit riciklues. Ky quhet nacionalizmi low cost. Me kosto të lirë. Kur nuk shërben dot si benzinë, nacionalizmi imagjinar shërben si lubrifikant. Ai e lëviz pak më shpejt rrotën e rotacionit politik.

Por për t’i dhënë një ngushëllim të gjithë atyre që besojnë vërtet se ne jemi në mes të një komploti çifut, dikur ka ekzistuar një plan për ta krijuar Izraelin në Shqipëri.

Përpara se Izraeli të themelohej në vitin 1948, qindra hebrenj filluan të mendojnë ku do krijohej shteti i tyre. Në cilën zonë të botës? Në cilin kontinent? Afër apo larg Evropës që vrau 6 milionë çifutë në Luftën e Dytë Botërore.

Të tmerruar nga Holokausti shfarosës, disa propozuan që Izraeli të ishte në Afrikë, disa në Kenia, pra më mirë në mes të luanëve se evropianëve e sidomos gjermanëve, disa të tjerë në Madagaskar, në ishullin e skllevërve, disa në Mongoli si një sanduiç mes 1 miliard kinezëve dhe 300 milionë sovjetikëve, një tjetër në Alaskë me eskimezët që hanë ngjala të gjalla, kurse disa në Argjentinë, në cepin më ekstrem të botës, në Patagoni, përballë Polit të Jugut.

Natyrisht, në hartën e kësaj histerie nuk mund të mungonte dhe vendi ynë histerik. Njëri prej çifutëve propozoi që Izraeli të krijohej në Shqipëri.

Ky ishte një gazetar anglez me origjinë hebreje që erdhi në Tiranë në vitin 1935. Quhej Leo Elton dhe ishte pak naiv. Dhe meqë ishte naiv, plani i tij që parashikonte se 3 milionë hebrenj do bashkëjetonin me 800 mijë shqiptarë nuk u mor parasysh.

Sikur të ndodhte, ne sot mund të ishim si palestinezët dhe Tirana do të ishte si Jerusalemi. E ndarë me mure, me zona dhe me lagje.

Nuk e di në cilën pjesë do binte Rruga e Kavajës, ku jetoj sot, por kam frikë se Kodrat e Liqenit do ishin në pjesën çifute. Çifutët e kanë shumë qejf ujin.

Por megjithëse plani ambulant i gazetarit Leo Elton nuk u pranua, ai pati një efekt në Shqipëri. Rrëzoi një qeveri. Konspiracioni funksionoi. Nga thashethemet një qeveri ra dhe një tjetër u ngrit.

Gjithë këtë histori që tregon ardhjen e gazetarit hebre në Tiranë dhe bisedimet e tij sekrete e kam treguar në romanin tim të fundit “Historitë e Çmendura të Tiranës”.

Për fat, ky libër është shkruar nga janari deri në fillim të qershorit, pra përpara se gurët e konspiracionit “çifutët do na marrin vendin” të ktheheshin në gjyle.

Kushdo që do të mësojë më shumë mund të lexojë “Historitë e Çmendura të Tiranës”. Kapitulli quhet “Plani Çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem”.

Ndodhet në faqen 245.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 3 minutash

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Teknologjia në jetën e shqiptarëve, siguria e fëmijëve shqetësimi kryesor
Para 24 minutash

Teknologjia në jetën e shqiptarëve, siguria e fëmijëve shqetësimi kryesor

Programi raketor i Iranit paralajmëron zgjerim, sinjale për ndryshim të doktrinës bërthamore
Para 27 minutash

Programi raketor i Iranit paralajmëron zgjerim, sinjale për ndryshim të doktrinës bërthamore

Bayern mposht Mainz 2-1, Kimmich dhe Karl shënojnë, Kane dhuron dy assiste
Para 28 minutash

Bayern mposht Mainz 2-1, Kimmich dhe Karl shënojnë, Kane dhuron dy assiste

Më të lexuarat

1 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

2 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 19 orësh

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

3 Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion
Para 17 orësh

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

4 Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk ndalet
Para 14 orësh

Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.