• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare

by Lajm Lajm
November 8, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarët dhe subjektet mediatike në Shqipëri vijojnë të përballen me padi të pabazuara për shpifje, të njohura si SLAPP, të cilat konsiderohen si padi që synojnë t’i frikësojnë apo të nxisin vetëcensurën në punën e tyre. Nga 333 vendime gjyqësore të analizuara për periudhën 2022-2026, në 171 prej tyre janë identifikuar tregues të rrezikut nga paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike, ndërsa 50 raste që përbëjnë 15% të kampionit klasifikohen me rrezik të lartë si padi SLAPP.

Të dhënat u publikuan të premten nga Qendra “Res Publica” gjatë prezantimit të studimit “Liria e shprehjes në praktikën gjyqësore 2022–2026: Si pasqyrohet jurisprudenca e GJEDNJ-së nga gjykatat shqiptare”, i përgatitur nga ekspertët Dorian Matlija dhe Irena Dule.

Studimi përfshin 333 vendime civile, penale, administrative dhe kushtetuese nga viti 2022 deri në 31 korrik të këtij viti. Në 190 prej vendimeve, ose 57 për qind të totalit, janë të përfshirë gazetarë, subjekte mediatike ose aktorë të tjerë që ushtrojnë funksion informues publik.

Të dhënat e bëjnë median grupin më të ekspozuar ndër palët e identifikuara në konfliktet gjyqësore që lidhen me lirinë e shprehjes. Por rëndësia e studimit qëndron edhe te mënyra se si këto procese përdoren dhe çfarë kostoje mund të prodhojnë përtej rezultatit përfundimtar të gjykimit.

Në rastet që konsiderohen si padi me tregues si SLAPP, raporti evidenton se të paditurit përballen me kërkesa të larta financiare, procese të shumëfishta ndaj të njëjtit publikim dhe zvarritje gjyqësore që mund të prodhojnë vetëcensurë, edhe në rastet kur media e fiton çështjen.

Raporti sqaron se klasifikimi si çështje me potencial SLAPP nuk provon se paditësi ka pasur për qëllim të heshtë gazetarin apo të pengojë publikimin. Ai identifikon tregues që kërkojnë shqyrtim individual, duke vlerësuar natyrën e çështjes, interesin publik, masat e kërkuara dhe efektin e procedurës mbi pjesëmarrjen publike.

Avokati Dorian Matlija tha se “nuk ka një metodologji të qartë për të dalluar paditë SLAPP, por ka disa tregues që kategorizojnë këto lloj padish”.

Sipas tij, disa prej treguesve lidhen me  mënyrën dhe shkallën e përdorimit të padisë për të krijuar një barrë joproporcionale për ata që raportojnë mbi çështje me interes publik, kërkesa financiare të larta, procese të shumëfishta dhe zvarritje shumëvjeçare. Analiza e vendimeve evidenton shtatë modele të përsëritura që, sipas autorëve, mund të sinjalizojnë rrezik SLAPP.

I pari lidhet me kërkesat për dëmshpërblim në shuma që tejkalojnë dukshëm dëmin e konkretizuar. Në disa raste, kërkesat financiare nuk shoqërohen me një shpjegim të qartë të lidhjes mes shumës së kërkuar dhe pasojave reale të publikimit, audiencës së arritur, kohëzgjatjes së ekspozimit apo gjendjes ekonomike të të paditurit.

Një tjetër tregues është kombinimi i disa masave ndaj gazetarit ose medias. Përveç dëmshpërblimit, mund të kërkohen përgënjeshtrimi, kërkimi publik i faljes, publikimi i vendimit gjyqësor, fshirja e përmbajtjes dhe ndalimi i publikimeve të ardhshme. Raporti nënvizon se gjykatat duhet të vlerësojnë jo vetëm secilën masë veçmas, por edhe efektin e tyre të përbashkët mbi lirinë e shprehjes.

Shqetësim paraqet gjithashtu përdorimi paralel ose alternativ i rrugës penale dhe asaj civile për të njëjtën çështje. Edhe kur nuk përfundon me dënim, detyrimi për t’u mbrojtur në disa procese mund të krijojë kosto financiare, kohore dhe profesionale për gazetarin. Një prej treguesve më domethënës është kohëzgjatja e procesit, ndërsa studimi evidenton raste që zgjasin për shumë vite, në një rast deri në 17 vjet.

“Kjo mund të prodhojë efekt frenues dhe vetëcensurë edhe kur përfundon në favor të medias, pasi gazetari përballet ndërkohë me shpenzimet e mbrojtjes, pasigurinë dhe barrën e vazhdueshme të gjykimit,” tha Matlija.

Autorët e raportit theksuan vështirësinë për të përcaktuar një padi SLAPP edhe në rastet kur çështja përfundon me pushim, një element që sipas tyre nuk provon automatikisht karakterin abuziv të padisë, por ngre pikëpyetje mbi qëllimin e ndjekjes së saj, veçanërisht kur procesi ka zgjatur për vite.

Së fundi, raporti përmend mungesën e kontaktit paraprak me median ose gazetarin, si kërkesë për korrigjim, përgjigje apo zgjidhje tjetër më pak kufizuese. Ky tregues nuk mjafton më vete për të identifikuar një padi SLAPP, por mund të ndihmojë në vlerësimin e kontekstit në të cilin është zgjedhur rruga gjyqësore.

Sipas avokatëve Dule dhe Matlija, mungojnë mekanizmat proceduralë që do t’u mundësonin gjykatave të identifikonin që në fillim paditë me tregues të mundshëm SLAPP dhe të shqyrtonin efektin e tyre mbi pjesëmarrjen publike. Autorët rekomandojnë  në fund të studimit që gjykatat të zbatojnë në mënyrë të strukturuar nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të marrin në konsideratë efektin kumulativ të masave ndaj gazetarëve.

Gjithashtu, raporti i drejtohet Gjykatës së Lartë dhe Shkollës së Magjistraturës për të qartësuar standardet e jurisprudencës dhe për të forcuar formimin e gjyqtarëve mbi lirinë e shprehjes, mbrojtjen e burimeve dhe paditë me potencial SLAPP./ BIRN

Tags: gazetareMediaSLAPPsulm
Previous Post

Këmbimi valutor 8 nëntor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare

Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare

November 8, 2026
Këmbimi valutor 8 nëntor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 8 nëntor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

November 8, 2026
Denoncoi “Albania Files” të Ramës, policia shoqëron gazetarin Vincent van Gerven

Denoncoi “Albania Files” të Ramës, policia shoqëron gazetarin Vincent van Gerven

November 8, 2026
Vranësira dhe reshje të lehta shiu/ Parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje të lehta shiu/ Parashikimi i motit për sot

November 8, 2026
Netanyahu nuk pranon humbjen, Likud përgatitet të kundërshtojë në gjykatë rezultatet e zgjedhjeve

Netanyahu nuk pranon humbjen, Likud përgatitet të kundërshtojë në gjykatë rezultatet e zgjedhjeve

November 7, 2026
Ndryshimi i hartës territoriale, rrezik për kontestimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2027

Ndryshimi i hartës territoriale, rrezik për kontestimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2027

November 7, 2026
Protesta edhe në Itali, mijëra qytetarë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe riarmatimit

Protesta edhe në Itali, mijëra qytetarë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe riarmatimit

November 7, 2026
Poloni/ Hyri me makinë në shesh dhe hapi zjarr ndaj njerëzve, të paktën gjashtë të vdekur

Poloni/ Hyri me makinë në shesh dhe hapi zjarr ndaj njerëzve, të paktën gjashtë të vdekur

November 7, 2026
SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

November 7, 2026
Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

November 7, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me armën e shërbimit ushtari në Bazën Ajrore të Kuçovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL