Aksident tragjik në Kroaci, autobusi me përmbyset në autostradë, dy të vdekur dhe 33 të plagosur
Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 33 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë rrugor në Kroaci, ku një autobus u përplas me barrierën e sigurisë dhe u përmbys në autostradë.
Media kroate HRT, ka publikuar informacione nga policia dhe ekipet e emergjencës ku thuhet se autobusi, i cili ishte i mbushur me pasagjerë dhe po udhëtonte drejt Zagrebit, doli nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore, duke përfunduar i përmbysur.
Komandanti i zjarrfikësve të qarkut të Zagrebit, Dario Kezeric, bëri të ditur se rreth 33 persona kanë mbetur të plagosur, gjashtë prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Në momentin e aksidentit, në autobus ndodheshin 33 pasagjerë dhe dy drejtues mjeti. Sipas informacioneve paraprake, autobusi kishte targa serbe.
Autoritetet kroate kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.
Zjarr në një anije mallrash në Gjirin e Omanit, shpëtohen 22 persona
Izraeli drejt ndryshimit të pushtetit? Pasi Eisenkot mori mandatin për formimin e qeverisë, Netanyahu rrezikon postin
Pas masakrës në Krakow ku mbetën 6 të vdekur, u gjetën edhe 3 trupa të tjerë në shtëpinë e të dyshuarit
- 09:54 Zjarr në një anije mallrash në Gjirin e Omanit, shpëtohen 22 persona
- 09:32 Izraeli drejt ndryshimit të pushtetit? Pasi Eisenkot mori mandatin për formimin e qeverisë, Netanyahu rrezikon postin
- 09:16 Humbi jetën pas një ataku kardiak, mijëra tifozë i japin lamtumirën sulmuesit spanjoll Jesus de Miguel
- 09:07 Pas masakrës në Krakow ku mbetën 6 të vdekur, u gjetën edhe 3 trupa të tjerë në shtëpinë e të dyshuarit
- 08:57 Gjermania ndalon furnizimin e Ukrainës me sisteme Patriot: Rrezikohet mbrojtja jonë
- 08:34 “Fol me Kryeministrin”, Rama për platformën e re: Komunikojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, e hapur për këdo