Qendra financiare e Riadit, kryeqytetit të Arabisë Saudite, është shënjestruar nga një sulm me raketa këtë të diel. Mes ndërtesave të prekura raportohet edhe një kullë në pronësi të gjigantit të naftës Aramco, e cila ka pësuar dëmtime.
Dëshmitarë okularë i thanë agjencisë franceze të lajmeve AFP se kulla e Aramco-s, e vendosur në Qarkun Financiar të Mbretit Abdullah (KAFD), ishte një prej objektivave të sulmit.
“Kulla Aramco në KAFD ishte në shënjestër, kjo është e sigurt”, deklaroi një prej dëshmitarëve. Dy të tjerë konfirmuan se kishin parë dëmtime në ndërtesë.
نقلت وكالة الأنباء الفرنسية، عن شهود عيان، أنّ مركز الملك عبدالله المالي في #الرياض استُهدف بهجوم الحوثيين صباح الاحد، مع تضرر مبنى أرامكو في المنطقة.وقال شاهد طلب عدم ذكر اسمه لحساسية المسألة "تم استهداف برج أرامكو في كافد"وأكّد شاهدان آخران وقوع أضرار في المبنى الزجاجي. #riyadh https://t.co/zzh5eAhsiC
— ادم عبدالغني (@adamymni7) November 8, 2026
Zhvillimet vijnë pasi koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi se kishte interceptuar raketa të lëshuara nga rebelët Huthi të Jemenit.
Deri tani nuk ka një bilanc të plotë për dëmet materiale, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë informacion nëse sulmi ka shkaktuar viktima apo persona të plagosur.
Qarku Financiar i Mbretit Abdullah është një nga zonat më të rëndësishme ekonomike të Riadit, ku janë përqendruar zyrat e kompanive të mëdha dhe institucioneve financiare.

