• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ish-shefi i “Eco-Elb”/ Leli Kaja: Nuk kam bërë korrupsion, zarfin me 4 mln lekë e gjeta rastësisht në makinë

by Lajm Lajm
November 8, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Ish-shefi i “Eco-Elb”/ Leli Kaja: Nuk kam bërë korrupsion, zarfin me 4 mln lekë e gjeta rastësisht në makinë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Leli Kaja, ish-Administratori i kompanisë publike të menaxhimit të mbetjeve në Elbasan, “Eco-Elb” thotë se nuk ka kryer asnjë veprim korruptiv, siç e akuzon Prokuroria e Posaçme (SPAK). Ai ka këmbëngulur se zarfin me 4 milionë lekë të vjetra e ka gjetur “rastësisht” në pjesën e pasme të makinës së tij.

Me këtë argument është paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Apelit në 29 Tetor 2026, e cila vendosi të linte në fuqi masën e “arrestit në shtëpi”, të vendosur ndaj tij nga gjykata e shkallës së parë në 9 shtator të këtij viti.

Kaja, i cili mbante postin e kreut të landfillit dhe inceneratorit skarco të Elbasanit që prej vitit 2022, u arrestua në flagrancë në 5 Tetor 2026, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të “korrupsionit pasiv”.

Në foto: Leli Kaja, ish-administratori i “Eco-Elb”, u arrestua për korrupsion në 5 tetor 2026
Në foto: Leli Kaja, ish-administratori i “Eco-Elb”, u arrestua për korrupsion në 5 tetor 2026

Biznesmeni Artan Topi, pronar i shoqërisë “Arteo 2018”, ishte paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në 29 shtator të këtij viti, duke kallëzuar se administrator i “Eco-Elb”, Leli Kaja, i kishte kërkuar 4 milionë lekë të vjetra “korrupsion”, me qëllim që shoqëria publike të kryente pagesat për një tender që shoqëria kishte fituar pranë kompanisë publike të landfillit.

Nga verifikimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), rezultoi se shoqëria “Arteo 2018” ishte fituese e një tenderi të zhvilluar nga “Eco-Elb” në nëntor të vitit 2025, me objekt “Blerje kamioni vetëshkarkues”, me fond limit 4.1 milionë lekë të reja.

Kontrata mes palëve u nënshkruar në fillim të vitit 2026 dhe, sipas kallëzuesit, pagesat do të kryheshin me këste. Sipërmarrësi Topi ka deklaruar para grupit hetimor se, prej shkurtit 2026, “Eco-Elb” nuk kishte derdhur para në llogarinë e tij, me argumentin se kamioni kishte probleme teknike.

Në foto: Dokumenti i tenderit të zhvilluar nga “Eco-Elb” për blerje kamioni

Në fund të Shtatorit, sipërmarrësi ka biseduar me administratorin e “Eco-Elb”, Leli Kaja, për të gjetur një zgjidhje për situatën. Sipas biznesmenit, Kaja i ka kërkuar 400 mijë lekë të reja, me qëllim që të vijonin të kryheshin pagesat.

Pas kësaj bisede, pronari Artan Topi ka nënshkruar marrëveshje me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për kryerjen e veprimeve të stimuluara.

Në dosjen e lexuar nga “Boldnews.al” thuhet se Artan Topi ka shkuar në ambjentet e “Eco-Elb”, i shoqëruar nga shoferi i tij, i cili në fakt ishte një nga agjentët e BKH-së. Fillimisht, ai ka takuar Leli Kajën në zyrën e tij, por është “orientuar” nga ky i fundit që zarfin me lekë ta vendosë tek pjesa e pasme një makine “Pick-Up” që përdorte administratori i “Eco-Elb”.

Sipas dinamikës së raportuar në dosjen hetimore, biznesmeni vendosi zarfin me lekë në mjetin e Kajës. Ky i fundit u afrua pak më pas, mori zarfin dhe e vendosi në xhepin e xhaketës. Në atë moment ndërhynë agjentët e BKH-së, të cilit po ndiqnin veprimet në terren dhe e arrestuan në flagrancë.

“Nuk dija gjë për zarfin”

Pas arrestimit, ndaj tij u caktua masa e “arrestit në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme e shkallës së parë. Ai e ankimoi vendimin në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, duke dhënë argumentat e tij se përse nuk kishte kryer korrupsion.

Ai ka deklaruar para trupës gjykuese se “as nuk ka kërkuar dhe as nuk ka marrë lekë në formë korrupsioni” nga biznesmeni Artan Topi. Sipas Kajës, pagesat për blerjen e kamionit ishin kryer plotësisht dhe nuk kishte asnjë arsye që të ushtronte presion korruptiv mbi sipërmarrësin.

Në foto: Pamja nga landfilli i Elbasanit

Megjithatë, ai duket i paqartë në shpjegimet që ka dhënë për faktin se përse zarfi i lënë nga Topi në pjesën e pasmje të makinës së tij, iu gjet në xhepin e xhaketës.

Ai dhe mbrojtësit ligjorë kanë mbajtur qëndrimin se “gjetja e parave nuk provon vetëvetiu marrëveshje korruptive”.

Ata e kanë të qartë se gjetja e shumës së lekëve të shënuara në zotërim të Leli Kajës është “fakti më i rëndësishëm i Prokurorisë”. Por, në vlerësimin e tyre, “vetëm zotërimi fizik të parave nuk provon se ato janë pjesë e një marrëveshje paraprake korruptive”, duke aluduar se e gjithë ngjarja mund të jetë skenar i ndërtuar nga Policia Gjyqësore dhe kallëzuesi.

“Paratë nuk m’u dorëzuan mua në dorë. Ato u lanë nga kallëzuesi në karrocerinë e hapur të një automjeti, në mungesë timen dhe pa ndonjë marrëveshje të regjistruar”, u shpreh Leli Kaja dhe mbrojtësit ligjorë gjatë seancën në Gjykatën e Apelit të Posaçëm.

Megjithatë, për trupën gjykuese, argumentat e paraqitura nga Leli Kaja nuk ishin të mjaftueshme për të hequr dyshimin e kryerjes së veprës korruptive. Për këtë arsye, Gjykata e Apelit të Posaçëm, në 29 Tetor 2026, konfirmoi masën e “arrestit në shtëpi”, të caktuar më herët nga gjykata e shkallës së parë.

Tags: Artan TopiArteo 2018Eco ElbLeli Kajaspak
Previous Post

Protesta në Tiranë/ Shoqërohen 12 persona, gjobiten 10 të tjerë

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Ish-shefi i “Eco-Elb”/ Leli Kaja: Nuk kam bërë korrupsion, zarfin me 4 mln lekë e gjeta rastësisht në makinë

Ish-shefi i “Eco-Elb”/ Leli Kaja: Nuk kam bërë korrupsion, zarfin me 4 mln lekë e gjeta rastësisht në makinë

November 8, 2026
Protesta në Tiranë/ Shoqërohen 12 persona, gjobiten 10 të tjerë

Protesta në Tiranë/ Shoqërohen 12 persona, gjobiten 10 të tjerë

November 8, 2026
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare

Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare

November 8, 2026
Këmbimi valutor 8 nëntor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 8 nëntor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

November 8, 2026
Denoncoi “Albania Files” të Ramës, policia shoqëron gazetarin Vincent van Gerven

Denoncoi “Albania Files” të Ramës, policia shoqëron gazetarin Vincent van Gerven

November 8, 2026
Vranësira dhe reshje të lehta shiu/ Parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje të lehta shiu/ Parashikimi i motit për sot

November 8, 2026
Netanyahu nuk pranon humbjen, Likud përgatitet të kundërshtojë në gjykatë rezultatet e zgjedhjeve

Netanyahu nuk pranon humbjen, Likud përgatitet të kundërshtojë në gjykatë rezultatet e zgjedhjeve

November 7, 2026
Ndryshimi i hartës territoriale, rrezik për kontestimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2027

Ndryshimi i hartës territoriale, rrezik për kontestimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2027

November 7, 2026
Protesta edhe në Itali, mijëra qytetarë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe riarmatimit

Protesta edhe në Itali, mijëra qytetarë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe riarmatimit

November 7, 2026
Poloni/ Hyri me makinë në shesh dhe hapi zjarr ndaj njerëzve, të paktën gjashtë të vdekur

Poloni/ Hyri me makinë në shesh dhe hapi zjarr ndaj njerëzve, të paktën gjashtë të vdekur

November 7, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me armën e shërbimit ushtari në Bazën Ajrore të Kuçovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL