Forcat Ajrore Greke, po hyjnë në një epokë të re, të karakterizuar nga avionët luftarakë modernë të gjeneratës së pestë, sistemet e avancuara të mbrojtjes kundërajrore dhe kundërraketore, si dhe mjetet ajrore pa pilot (UAV). Kështu u shpreh, ministri grek i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias, në një postim në rrjetin social X, në rastin e e festës kushtuar Shën Mëhillit, Mbrojtësit të Forcave Ajrore. Ministri grek theksoi se flotës së modernizuar të avionëve të transportit do t’i shtohen së shpejti edhe tre avionë KC-390 Millennium, të cilët do t’i sigurojnë Forcave Ajrore kapacitete të reja operacionale, përfshirë edhe mundësinë e furnizimit me karburant të avionëve gjatë fluturimit.