Ky që shihni në këtë foto është Michał Oksiński , autori i masakrës me nëntë të vdekur dhe 16 të plagosur në Krakov të Polonisë. “Sulmuesi është plagosur rëndë”, deklaroi zëdhënëja e shefit të policisë polake për mediat lokale, ndërsa autoritetet konfirmuan gjithashtu zbulimin edhe të tre trupave të tjerë në apartamentin e 25-vjeçarit: babai i tij 53-vjeçar, nëna e tij 52-vjeçare dhe motra e tij 20-vjeçare, duke e çuar në nëntë numrin e viktimave. Sipas raportimeve fillestare, të tre kishin plagë nga të shtënat me armë zjarri. Të shtunën pasdite gjashtë persona u vranë në rrugë dhe 16 të tjerë u plagosën, pasi 25-vjeçari Oksiński, i dyshuar për lidhje me të djathtën ekstreme, hapi zjarr në qendër të Krakovit, qyteti i dytë më i madh në Poloni. Kjo konsiderohet ngjarja më e rëndë në dekada në këtë shtet.