Gjermania nuk ka më mundësi të furnizojë Ukrainën me sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore Patriot, pasi një vendim i tillë mund të krijojë boshllëqe të rrezikshme në kapacitetet e saj mbrojtëse. Deklarata është bërë nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në një intervistë për grupin mediatik “Funke”. Sipas tij, Berlini ka dhënë tashmë një kontribut të konsiderueshëm në mbështetjen ushtarake të Kievit, duke dorëzuar disa sisteme Patriot dhe një numër të madh raketash për interceptimin e sulmeve ajrore ruse. Megjithatë, aktualisht Gjermania nuk mund të ofrojë pajisje të tjera të këtij lloji.