Argjentina hapi dyert e shërbimit të saj sekret për herë të parë përmes një konkursi publik për të rekrutuar agjentë të rinj 007. Sekretaria e Inteligjencës së Shtetit (Side) e bëri të qartë që në fillim: ata që janë të interesuar të aplikojnë duhet të dinë se nuk ka orare të caktuara, niveli i angazhimit të kërkuar është jashtëzakonisht i lartë dhe rreziqet janë reale. Nuk është një punë që duhet nënvlerësuar, ashtu si edhe kërkesat: SIDE po kërkon kandidatë me aftësi në analizën strategjike, operacionet, inteligjencën kibernetike, teknologjinë, gjuhët e huaja, studimet rajonale, kundërzbulimin dhe sigurinë. Mijëra njerëz iu përgjigjën njoftimit brenda pak orësh .