Një kompani private dhe administratori i saj janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e Fierit pasi akuzohen për fshehje të të ardhurave dhe evazion fiskal. Sipas organit të akuzës, shoqëria “S” sh.p.k. dhe administratori i saj i detyrohen shtetit mbi një milionë euro. Nga hetimet e kryera, përfshirë kontrollet tatimore, të dhënat bankare, të dhënat e deklaruara nga klientët e shoqërisë dhe aktin e ekspertimit kontabël, rezulton se gjatë viteve 2017–2018 kjo shoqëri nën drejtimin e administratorit të saj shtetasit S.L, nuk ka deklaruar të ardhura në vlerën 133.415.631 lekë për vitin 2017 dhe nuk ka dorëzuar librat e shitjes dhe të blerjes, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm të konsiderueshëm, si shkak i evazionit fiskal.