Edon Zhegrova mund të marrë mbrëmjen e kësaj të diele një shans të rëndësishëm, duke e nisur si titullar përballjen ndaj Fiorentinës.
Edhe pse sulmuesi i Kosovës ka pasur paraqitje mbresëlënëse sa herë është aktivizuar nga stoli këtë sezon, deri tani nuk ka startuar në asnjë ndeshje.
Të lidhura
None found
Luciano Spalletti ka eksperimentuar me alternativa të ndryshme në repartin ofensiv, por Zhegrova ende nuk është përfshirë në formacionin bazë.
Sipas “Sky Sport”, kjo prirje mund të ndryshojë sonte, pasi Zhegrova pritet t’i zërë vendin Nick Woltmades në formacionin titullar.
“Woltmade nuk po kalon momentin e tij më të mirë. Edon Zhegrova mund të jetë pjesë e formacionit të Spallettit dhe të nisë për herë të parë një ndeshje në Serie A”, raporton mediumi i njohur.
Futbollisti kosovar është aktualisht lojtari i skuadrës italiane që ka krijuar më shumë raste në Serie A.
Pas përfundimit të kësaj sfide, Zhegrova do të udhëtojë drejt Kosovës, pasi është grumbulluar nga përzgjedhësi Franco Foda për dy ndeshjet e nëntorit.







