Sulmuesi anglez, Harry Kane, ka shprehur dëshirën që çmimi prestigjioz i Topit të Artë të jetë pjesë e muzeut të Bayern Munichut, në mënyrë që të gjithë tifozët e klubit bavarez të kenë mundësi ta shohin nga afër.
Kane beson se muzeu i klubit është vendi i duhur për ta ekspozuar këtë trofe, duke e konsideruar atë një çmim që duhet të jetë i qasshëm edhe për përkrahësit e skuadrës.
“Besoj se aty është vendi ku i takon të jetë. Gjithashtu, në mënyrë që tifozët të mund ta shohin”, ka deklaruar sulmuesi anglez.
Me këtë dëshirë, Kane tregon se dëshiron që një çmim i tillë të mos mbetet vetëm në koleksionin e tij personal, por të jetë pjesë e historisë dhe krenarisë së klubit bavarez.
© SYRI.net
'U pendova që shkova te Interi', Juan Cuadrado rrëfen largimin nga Juventusi: Ndihem sikur duhet t’u kërkoj falje tifozëve
Egjipti shkarkon Hossam Hassan, Ali Maher merr drejtimin e kombëtares para ndeshjeve me Malavin
Humbi jetën pas një ataku kardiak, mijëra tifozë i japin lamtumirën sulmuesit spanjoll Jesus de MiguelBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: