Të prekurit kanë shfaqur probleme gastrointestinale, kryesisht diarre dhe të vjella. Dyshimet paraprake janë për një helmim të mundshëm nga uji, por deri më tani nuk janë marrë mostra për analiza laboratorike që mund të përcaktojnë shkakun.
Një ditë më parë, pesë fëmijë u paraqitën në pediatrinë e Vlorës me temperaturë, dhimbje të forta barku dhe të vjella. Të vegjlit frekuentonin kopshtin publik nr. 10, ndërsa dyshimet fillestare u përqendruan te një helmim i mundshëm në ambientet e institucionit.
Prindër të tjerë kanë raportuar se edhe fëmijët e tyre kanë shfaqur simptoma të ngjashme, por nuk i kanë dërguar për trajtim në spital.












