Lagjja “e harruar” në Gjirokastër/ Banorët romë ankohen për kushte të mjerueshme, kërkojnë mbështetje nga bashkia Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë dyshohet se është shkaktuar nga uji i kontaminuar.
Sipas informacioneve paraprake, në tubacionet dhe depozitat e ujësjellësit është konstatuar prani e lartë bakteresh, ndërsa dyshohet edhe për ndotje nga ujërat e zeza, si dhe mungesë të klorifikimit të ujit.
Problematika nuk duket se është kufizuar vetëm te fëmijët e kopshtit. Shqetësime shëndetësore kanë shfaqur edhe banorë të lagjes përreth, duke ngritur dyshime se ndotja mund të ketë prekur një zonë më të gjerë.
Rasti ka rikthyer në vëmendje problematikat e vazhdueshme me furnizimin dhe cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë.
Gjatë muajve të verës, qytetarët janë përballur me ndërprerje dhe vështirësi në furnizimin me ujë, duke shprehur vazhdimisht pakënaqësi për shërbimin e ujësjellësit.
Top Channel