I dënuar me 7 vite burg për pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe mashtrim, Arnold Jaho është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë.
41-vjeçari, i lindur në Vlorë, u kthye në vend nga Barcelona në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve spanjolle.
Sipas Policisë së Shtetit, Gjykata e Tiranës e ka dënuar Jahon në vitin 2026 me 6 vite burg për pastrim të produkteve të veprës penale dhe fshehje të të ardhurave. Ndërsa një vit më parë, në 2024-n, ai ishte dënuar me një vit burg për mashtrim.
Por ndaj 41-vjeçarit rëndojnë edhe dyshime për vepra të tjera penale. Në vitin 2025, Prokuroria e Tiranës kishte lëshuar urdhër ndalimi për heqje të paligjshme të lirisë dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit.
Ekstradimi i tij u krye në kuadër të operacionit “The Wanted”, ndërsa autoritetet shqiptare pritet të vijojnë procedurat ligjore për çështjet e tjera që lidhen me emrin e tij.













