Vjeshta kthehet në art në Kelmend, piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit, Lepushës dhe xhubletën e UNESCO-s Në qytetin e Gjirokastrës është organizuar edicioni i pestë i Qilim Fest, aktivitet që ndërthur vlerat e traditës, qëndisjes, tezgjahut prej druri dhe artizanatit.
Në pjesë të ndryshme të Pazarit karakteristik ishin ngritur kënde ku endëset në tezgjahun tradicional demonstronin proceset e përgatitjes së qilimave, rrugicave dhe sixhadeve. Organizatorët e eventit shprehen se programi u ndërthurur me performanca artistike duke tërhequr të gjitha moshat si dhe turistët vendas dhe të huaj.
Në Panairin e çelur në zonën historike morën pjesë artizanë, të cilët rijetësojnë dhe promovojnë vlerat e mjeshtërive të ndryshme, të zejeve dhe kulinarisë. Pjesëmarrësit në Qilim Fest shprehen së ky aktivitet mes të tjerash transmeton tek fëmijët dhe të rinjtë vlera e larmishme të traditës popullore
Aktivitetet që organizohen në stinën e vjeshtës krahas gjallërimit të qytetit janë edhe ndalesa të preferuara për turistët e shumtë që vazhdojnë të vizitojnë Gjirokastrën.
Top Channel