Arman Durmishi mungon në përbërjen e Shqipërisë U-19 për sfidat ndaj Qipros dhe Armenisë, të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2028.

Të lidhura
None found
Sulmuesi, që luan me ekipet e moshave të Juventusit në Serie C, ka vendosur të mos e pranojë ftesën. Sipas AlbanianTalents, Durmishi mendon se mund të synojë një ekip kombëtar të një niveli më të lartë.
Ndërkohë, Sllovenia U-21 i ka ofruar mundësinë të bashkohet me të. Megjithatë, goleadori shqiptar ende nuk ka dhënë përgjigje, pasi pret të ketë rastin të tregojë vlerat me Shqipërinë U-21.







