Gjoba e parë prej 500 mijë lekësh të reja  që prej hyrjes në fuqi të paketës antidhunë është vendosur ndaj këtij të riu me xhup të bardhë dhe maskë të zezë, i cili gjatë protestës së të shtunës kreu veprime të dhunshme pranë Kryeministrisë.

Ai shihet teksa, bashkë me protestues të tjerë, hedh gurë e kapsolla, ndërsa policia përgjigjet me ujëhedhëse.

Sipas policisë, i riu nuk iu bind thirrjeve të përsëritura për të ndaluar veprimet e dhunshme dhe për t'u shpërndarë. Akti Normativ i miratuar më 28 tetor parashikon gjoba nga 50 mijë deri në 500 mijë lekë për personat që fshehin identitetin dhe nuk i binden urdhrit të policisë për ndërprerjen dhe shpërndarjen e tubimit, në rastet e përcaktuara në ligj.


Lajmi kryesor:

Protesta me molotovë e gurë te Kryeministria, 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim! Vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja, një të riu të maskuar që sulmoi policinë (VIDEO)