Prej rreth një ore, aksi i Unazës së Madhe TEG-Surrel mbetet i bllokuar nga trafiku i rënduar.
Radha e automjeteve është krijuar në korsinë e Unazës së Madhe që vjen nga Surreli në drejtim të TEG-ut, ku qarkullimi vijon me vështirësi.
Bllokimi shtrihet për kilometra, ndërsa drejtuesit e automjeteve po përballen me pritje të gjata. Deri më tani nuk dihet nëse trafiku është shkaktuar nga ndonjë incident në rrugë apo nga fluksi i lartë i automjeteve.
Situata vijon të mbetet e rënduar, ndërsa automjetet lëvizin shumë ngadalë në drejtim të TEG-ut.