Një raketë e lëshuar nga Hithit e Jemenit goditi një qiellgërvishtëse në distriktin financiar të kryeqytetit saudit, Riad. Predha goditi zyrat e "Aramco"-s, gjigantit shtetëror të naftës, duke hapur një vrimë të madhe në anën e ndërtesës. Ky sulm shënon një tjetër përshkallëzim në luftën e mbretërisë kundër rebelëve Huthi në Jemen, të cilët mbështeten nga Irani. Huthit kanë sulmuar aeroportin e Riadit gjatë javëve të fundit, ndërsa kanë fituar terren kundër forcave të mbështetura nga Arabia Saudite përgjatë bregdetit të Detit të Kuq në Jemen. Pamjet video nga Riadi, të regjistruara të dielën në mëngjes, tregonin tym që dilte nga kulla tregtare e dëmtuar "Al-Aqiq". Pamjet shfaqnin dëme të konsiderueshme strukturore në katet e sipërme, me xhama të thyer dhe dëmtime në një pjesë të fasadës së kullës.