Mjaullimat e pazakonta të maces shpëtojnë 29-vjeçaren nga helmimi me monoksid karboni

Një mace ka sinjalizuar një rrjedhje të rrezikshme monoksidi karboni në një banesë në periferi të Trevisos, në Itali, pasi sjellja e saj e pazakontë tërhoqi vëmendjen e pronares.

29-vjeçarja kishte nisur të ndiente marramendje, ndërsa kafsha mjaullinte vazhdimisht dhe sillej ndryshe nga zakonisht. Fillimisht, gruaja nuk e kuptoi shkakun e shqetësimit të saj, por reagimi i maces e bëri të dyshonte se diçka nuk ishte në rregull.

Të lidhura

None found

Megjithëse nuk ndihej mirë, ajo u largua nga banesa për të shkuar në punë. Gjatë rrugës, simptomat vazhduan dhe 29-vjeçarja vendosi të ndalonte automjetin, duke telefonuar shërbimin e urgjencës 118.

Mjekët dyshuan menjëherë për helmim nga monoksidi i karbonit dhe e transportuan gruan në spitalin Ca’ Foncello në Treviso. Ekzaminimet konfirmuan helmimin, ndaj ajo iu nënshtrua trajtimit në një dhomë hiperbarike.

Për kontrolle mjekësore u dërgua në urgjencë edhe bashkëshorti i saj, pasi gazifikimi u evidentua edhe në shkallët e ndërtesës. Më vonë, ai dhe familjarët që banonin në katin e sipërm u larguan nga spitali.

Burimi i rrjedhjes u përcaktua pas ndërhyrjes së zjarrfikësve. Kontrollet në banesë zbuluan se monoksidi i karbonit po çlirohej nga një kaldajë me defekt, e cila kishte krijuar përqendrime të larta të gazit.


Shtuar më 8.11.2026 13:43

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişa