Ekspertët gjermanë analizojnë dështimet e pandemisë COVID-19: komunikimi mes shkencës, politikës dhe medias nuk funksionoi

Një komision i posaçëm i Bundestagut gjerman po mbledh vlerësimet e ekspertëve për mënyrën se si u administrua pandemia e COVID-19.

Gjatë pandemisë u shfaqën probleme të shumta: një pjesë e masave u perceptuan nga qytetarët si të pakuptueshme, ndërsa pati edhe raste të shpërdorimit të fondeve publike ose përfundimit të tyre në duart e personave të dyshimtë.

Të lidhura

None found

Në seancë u dëgjuan specialistë të shkencës dhe medias gjermane. Grupet parlamentare kishin mundësi të propozonin ekspertët që dëshironin të përfaqësonin pikëpamjet e tyre.

Tilman Betsch, profesor i psikologjisë sociale, organizative dhe ekonomike në Universitetin e Erfurtit, në landin Turingi, hapi diskutimin. Ai kujtoi ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe tha se ndihet i lehtësuar që jeton në një vend ku kreu i shtetit nuk këshillon përdorimin e dezinfektuesit si ilaç, por u kushtohet vëmendje shkencëtarëve.

“Kur makina ime prishet, shkoj te automekaniku. Kur sëmurem, këshillohem me mjekun”, u shpreh Betsch. Por, sipas tij, në Gjermani kufiri mes rolit të shkencëtarëve dhe atij të politikanëve u bë aq i paqartë, sa nuk dihej më kush merrte vendimin përfundimtar. Ai tha se kjo paqartësi u mundësoi politikanëve t’ia kalonin përgjegjësinë shkencës.

Betsch vlerësoi se drejtimi i pandemisë iu afrua kaosit, pasi nuk iu kushtua vëmendje e mjaftueshme pasojave për shoqërizimin e fëmijëve, arsimin dhe ekonominë.

Për krizat e ardhshme, ai këshilloi përcaktimin e synimeve të qarta, komunikimin e tyre dhe shpjegimin e vendimeve, si dhe rishikimin e objektivave kur rrethanat e kërkojnë. Shkenca, tha ai, duhet të mbështetet te faktet, jo te supozimet. “Shkenca nuk duhet të ketë ndikim moral apo normativ”, përfundoi Betsch.

Gazetari dhe studiuesi i medias Michael Meyen e vuri theksin te mbulimi mediatik. Ai pretendoi se mediat u kthyen në një mekanizëm propagandues për vaksinimin kundër koronavirusit dhe se “përhapën frikë dhe vunë në pikëpyetje legjitimitetin e dyshimeve dhe protestave”.

Qëndrimet e tij e bënë Meyen një figurë të diskutueshme gjatë pandemisë, polemikat rreth tij vazhdojnë edhe sot. Universiteti Ludwig Maximilian i Mynihut, ku ai kishte ligjëruar për 24 vjet, e akuzoi se mbështeste lëvizjet antivaksinë dhe e pensionoi para kohe në mars të vitit 2026.

Në deklaratën e dorëzuar me shkrim, Meyen kritikoi redaksitë që, sipas tij, transmetonin të dhëna pa i shqyrtuar ato në mënyrë kritike. Si shembuj përmendi raportimet për kapacitetet e reparteve të kujdesit intensiv, përhapjen e informacionit dhe bazën shkencore të distancës së rekomanduar mes njerëzve.

Marcus Maurer, ekspert i komunikimit në Universitetin e Mainzit, tha se lajmet për pandeminë shpesh paraqiteshin pa kontekstin e nevojshëm.

“Çdo ditë dëgjonim numrin e personave që kishin vdekur nga koronavirusi, por rrallë shihnim shifra për krahasim. Sa njerëz vdesin nga gripi? Sa nga kanceri i mushkërive? Vetëm kështu mund ta kuptonim situatën në përmasa realiste”, tha ai.

Maurer vuri në dukje se redaksitë gjermane u përballën papritur me një temë të ndërlikuar, pa pasur gjithmonë kohën dhe njohuritë e nevojshme. Si rrjedhojë, mediat u mbështetën më shumë se zakonisht te informacionet nga politika dhe komuniteti shkencor.

Sipas përfundimit të tij, mediat përgjithësisht treguan kujdes të tepruar dhe shpesh përkrahën kufizimet më të rrepta.

Megjithatë, Maurer nuk pajtohet me pretendimin se mediat e kursyen qeverinë e ish-kancelares Angela Merkel. “Përkundrazi, të gjithë aktorët përgjegjës u kritikuan ashpër. Sa më gjatë vazhdonte pandemia, aq më të forta bëheshin kritikat, sepse krijohej përshtypja se nuk po arrinin të gjenin zgjidhje”, tha ai.

Ai e përshkroi këtë si një paradoks: mediat mbështesnin masat, ndërsa në të njëjtën kohë kritikonin qeverinë.

Sociologu Peter Weingart, ish-profesor në Universitetin e Bielefeldit, vlerëson se izolimi dhe masat e rrepta ishin të arsyeshme. Por, sipas tij, ishte gabim që specialistë jashtë mjekësisë nuk u përfshinë që në fillim në vendimmarrje.

Weingart tha se shqetësimet për mbylljen e shkollave mund të ishin trajtuar më mirë po të ishte kërkuar më herët mendimi i ekspertëve të arsimit dhe shkencave sociale.

Korinna Henning, gazetare e radiotelevizionit publik NDR, pranoi se edhe mediat gabuan. Në përpjekje për të gjetur tema të reja, ato ftuan në studio mjekë dhe persona të paraqitur si ekspertë, të cilët jo gjithmonë kishin njohuri të posaçme për COVID-19. “Thënë thjesht: jo çdo virolog është ekspert për koronavirusin”, tha ajo.

Henning theksoi se pandemia nxori në pah edhe mësime të rëndësishme për bashkëpunimin mes shkencës dhe medias. Kur zbatohen masa kaq drastike, nuk mjafton vetëm t’u jepet fjala ekspertëve para kamerave. “Duhej të shpjegonim vazhdimisht se si krijohet njohuria shkencore”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se publikut duhej t’i bëhej e qartë edhe diferenca mes fakteve të konfirmuara dhe hipotezave, të cilat mund të vërtetoheshin ose të hidhnin poshtë.

Frika dhe pasiguria që u përhapën në rrjetet sociale nuk e habitën Henning. Sipas saj, gazetarët dhe të gjithë ata që komunikojnë me publikun kanë detyrimin t’i mbështesin debatet në njohuri profesionale, të korrigjojnë dezinformatat dhe t’u japin qytetarëve informacion të mjaftueshëm për të marrë vendime të informuara.

Ekspertët e thirrur nga komisioni parlamentar u pajtuan në një pikë: komunikimi mes politikës, shkencës dhe medias duhej të ishte më i mirë. Në vend që shoqëria të ndahej në “besimtarë” dhe “mosbesimtarë”, nevojiteshin më shumë dialog dhe transparencë.

Maurer kujtoi se disa njerëz kishin arsye të ligjshme për të mos u vaksinuar dhe se ata “nuk duhet të ofendohen për këtë”. Në të njëjtën kohë, ai kërkoi që politikanët, të cilët sipas tij u përpoqën me qëllime të mira ta drejtonin shoqërinë në një krizë të vështirë, të mos etiketohen si “diktatorë të koronavirusit”. Ai u shpreh optimist: “Nëse kemi mësuar diçka nga kjo përvojë, atëherë herën tjetër do ta bëjmë shumë më mirë.”


Shtuar më 8.11.2026 13:43

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişa