Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, propozoi krijimin e një koalicioni qytetar-politik, të thirrur nga studentët, pedagogët dhe protestuesit, si një front i përbashkët kundër qeverisë së Edi Ramës si dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale. Ndërtimi i një koalicioni qytetar politik të thirrur nga protestuesit, studentët, pedagogët, pa asnjë përjashtim politik, si një front i qartë kundër korrupsionit, dhunës, pabarazisë dhe qeverisë së Edi Ramës dhe me një qëllim thelbësor, zgjedhje të lira dhe të ndershme Në fjalën e mbajtur në Asamblenë Kombëtare të Partisë Republikane, Mediu vlerësoi protestën e të rinjve si shpresë për ndryshimin e vendit dhe kërkoi bashkimin e forcave politike dhe qytetare në një koalicion që nuk thirret nga partitë politike, por nga vetë përfaqësuesit e protestës. Ndërsa paraqiti dhe kërkesat, të cilat përkojnë dhe me ato të Flamingove e studentëve