Kryeministri britanik uron Kurtin, rithekson mbështetjen për Kosovën

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham.

Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, në letrën e tij, Burnham ka theksuar partneritetin e kahershëm dhe të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke rikujtuar se vendi i tij ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, njofton Dukagjini.

Ai ka ritheksuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin e Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik, si dhe për bashkëpunimin në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë.

“Jemi krenarë që kemi qenë ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës. Ne mbetemi mbështetës të palëkundur të zhvillimit të vazhdueshëm të Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik, si dhe e vlerësojmë lart bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë”, ka shkruar Burnham.

Më tej, kryeministri britanik ka theksuar rëndësinë e drejtësisë ndërkombëtare, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit në arritjen e pajtimit të qëndrueshëm, duke rikonfirmuar angazhimin e vendit të tij për stabilitetin rajonal.

Burnham ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin me Kosovën në fusha me interes të përbashkët, përfshirë forcimin e ekonomive dhe luftimin e krimit të rëndë të organizuar.

“Pres me kënaqësi të punoj me ju për të trajtuar disa nga sfidat më të mëdha të Evropës, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe partneritetin me përfitime të ndërsjella në fushat me interes të përbashkët, nga forcimi i ekonomive tona deri te luftimi i krimit të rëndë të organizuar”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika