Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Sektori i Hetimeve i Kryeqytetit ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e rreth 14 rasteve të vjedhjeve të rënda në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar pas një pune intensive hetimore dhe operacionale, përmes së cilës është arritur të identifikohet i dyshuari me inicialet R.I., shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit dhe është dërguar në mbajtje.