Me buxhetin e ri 2027 I cili konsiderohet rekord dhe kap shifrën e mbi 10 miliardë eurove, një pjesë e konsiderueshme do të transferohet edhe në drejtim të pushtetit vendor. I planifikuar për 61 bashki buxheti 2027 për pushtetin vendor do të jetë në vlerën e 114.6 miliardë lekëve me një rritje 2.4% krahasuar me vitin 2026. Si cdo vit në drejtim të bashkive buxheti I shtetit transferon fonde nëpërmjet transfertave të pakushtëzuara sektoriale. Sipas projektbuxhetit të vitit 2027, transfertat nga Buxheti i Shtetit për njësitë e vetëqeverisjes vendore parashikohen në 49.4 miliardë lekë ose 4% më shumë krahasuar me vitin 2026. Pjesën kryesore e zë transferta e pakushtëzuar e përgjithshme, e cila arrin në 29.3 miliardë lekë, me një rritje prej 5.2% në raport me vitin e mëparshëm. Ndërkohë transferta e pakushtëzuar sektoriale parashikohet në 19.9 miliardë lekë, me një rritje prej 2.4% krahasuar me vitin 2026.