Kreu demokrat gjatë bashkëbisedimit me qytetarët përsëriti thirrjen e tij, për bashkim ‘kundër të keqes më të madhe në vend’
Leonardo Ymeri: Përshëndetje zoti Berisha. Mos harroni investimet e qeverisë tuaj, TAP-i dhe hidrocentrali i Moglicës mbi lumin Devoll, ku unë personalisht punova për dy vite ku paga para 13 vitesh ishte 700-800 mijë lekë pagë e lartë. Ju falënderoj.
Sali Berisha: Faleminderit për rikujtesën.
Nuk e përmenda, por në ato vite realizuam dy gjëra në fushën e energjisë. Dy gjëra që hapën një kapitull krejt tjetër.
Së pari, hoqëm motorrët që gumëzhinin në të gjithë Shqipërinë. Së dyti, vendosëm çmimet më të ulëta në Europë për biznesin, dhe vendosëm çmime ndër më të favorshmet për 300 kilovatët e parë. Së treti, lumenjtë dhe burimet ujore që prej 30 vitesh përfundonin në detërat të vendit, u shndërruan në hidrocentrale. Gjatë atyre viteve u firmosën kontrata për ndërtimin e 432 hidrocentraleve.
U soll në Shqipëri kompania më gjigante në botë e ndërtimit të hidrocentraleve që është edhe sot Statkrafti i Norvegjisë, dhe u ndërtua hidrocentrali i Moglicës, u ndërtua hidrocentrali i Banjës si kompleks hidroenergjetik. U ndërtua kaskada e Fanit. Gjer sot nga ato kontrata janë ndërtuar hidrocentrale që prodhojnë mbi 60% të energjisë së vendit.
Por mbi të gjitha miq, është periudha kur projekti për kohën më i rëndësishmi në Europë, gazsjellësi Trans-Adriatik u firmos, me një rivalitet shumë të madh, por vendosmëria e Presidentit të Azerbajxhanit dhe diplomacia e Shqipërisë bëri të mundur që ai projekt të triumfojë.
Ai ishte projekti më i rëndësishëm në atë kohë, por ndaj të cilit kundërshtimet ishin të mëdha, sepse rusët kishin ndërhyrje të fuqishme tek të gjitha vendet për sabotimin e tij.
Ata donin me çdo kusht të kapnin korridorin jugor, por e vërteta është se TAP ishte projekti më fizibël dhe TAP triumfoi.
Pra, përveç këtyre, ju jeni dëshmitarë, u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, u bashkua kombi, u bashkua Elbasani me Tiranën, dhe mijëra shkolla, sisteme ujësjellës-kanalizimesh.
Me një buxhet dy herë më të vogël se buxheti i sotëm, sepse ne jemi parti e taksave të ulëta.
Ne nuk shtojmë mbi supet e qytetarëve barrë fiskale, ne përkundrazi përpiqemi t'i lehtësojmë ata.
Por jam i bindur se kjo propagandë e turpshme, kjo propagandë mashtrimi, kjo piramidë gjigante mashtrimi e ngritur kundër Partisë Demokratike, do përfundojë aty ku përfundojnë ujërat e shiut, pa asnjë lloj efekti dhe suksesi.
U bëj thirrje dhe një herë të gjitha forcave politike, në rast se jeni të bindur se Edi Rama është e keqja më e madhe, hajde të luftojmë dhe ta largojmë këtë të keqe.
Në rast se ky bashkëpunim nuk u përshtatet, thojuni qytetarëve shqiptarë se ju jeni për jetëgjatësinë politike të Edi Ramës, por unë nuk besoj se ky është misioni i opozitës.
© SYRI.net
SYRI TV/ Skandali - Policia shoqëron gazetarin holandez Vincent van Gerven Oei, mbahet disa orë në komisariat
Berisha: Sot vlen më shumë se kurrë parimi: armiku i armikut tim është aleati im kundër të keqes më të madhe
Berisha: Katër mediat kombëtare në Shqipëri janë totalisht simotra njëra me tjetrën në mbështetje të qeverisë