Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme një godinë në zonën e Zvërnecit, pranë pikës ku kanali i lagunës së Nartës bashkohet me detin.
Godina përdorej për magazinimin e materialeve të peshkimit, ndërsa flakët u konstatuan rreth 30 minuta përpara ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse të Vlorës.
Zjarri rrezikoi të përhapej edhe në pyllin me pisha që ndodhet pranë objektit, por ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur vënien nën kontroll të situatës.
Sipas të dhënave paraprake nga shërbimi zjarrfikës, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa pritet të përcaktohen rrethanat e plota të saj.













