E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Luksi nuk njeh kufij! Ylli i Liverpool i bën vetes dhuratën marramendëse, blen Lamborghini 750 mijë euro

Sulmuesi francez i Liverpoolit, Hugo Ekitike, ka zgjedhur t’i bëjë vetes një dhuratë spektakolare, duke shtuar në koleksionin e tij të makinave një Lamborghini Revuelto të personalizuar, me vlerë të raportuar prej rreth 750 mijë eurosh.

Makina luksoze është realizuar nga kompania e specializuar Centurion Motors dhe i është dorëzuar futbollistit drejtpërdrejt në banesën e tij në Angli. Pamjet e mbërritjes së supermakinës janë publikuar në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe të mediave sportive.

Ajo që e bën këtë Lamborghini të veçantë është dizajni i personalizuar. Makina vjen në ngjyrë të bardhë mat, me elemente prej fibre karboni dhe detaje të kuqe në pjesën e brendshme, që krijojnë edhe një lidhje me ngjyrat e klubit të Liverpoolit.

Përtej pamjes mbresëlënëse, Lamborghini Revuelto është një bishë e vërtetë në aspektin mekanik. Supermakina hibride kombinon një motor V12 me tre motorë elektrikë, duke zhvilluar një fuqi të përgjithshme prej 1.015 kuajfuqish. Ajo përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 2,5 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale mbi 350 km/h.

Reklamë

Megjithatë, Ekitike po kalon një periudhë të vështirë sportive, pasi po rikuperohet nga dëmtimi i rëndë i tendinit të Akilit, i pësuar në prill gjatë përballjes me Paris Saint-Germain në Champions League.

Ndërsa vazhdon rikuperimin, sulmuesi francez ka gjetur një mënyrë luksoze për të pasuruar koleksionin e tij, me një makinë që kushton sa një pasuri e tërë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.