SYRI TV/ Nis vjelja e mandarinës në Konispol, grumbulluesit: Shteti nuk na ka mbështetur

14:54, 08/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fermerët në Konispol kanë nisur të vjelin mandarinat duke u përgatitur për eksport. Grumbulluesit tregojnë se prodhimi duket i mbarë, por kritikat janë për shtetin që ka lënë pa mbështetje këtë sektor.

Syri tv

Në fushën e Xarës fermerët kanë nisur punën intensivisht për vjeljen e mandarinës dhe përgatitjen e saj për eksport.

Prodhimi për këtë vit duket i mbarë, të  paktën kështu shprehet një nga grumbulluesit dhe eksportuesit e mandarinës, Arjol Shero.

Prodhimi i mandarinës shkon kryesisht për eksport, kjo falë punës private të fermerëve dhe grumbulluesve. Në këtë pikë, sipërmarrësi tregon se nga shteti nuk u është dhënë asnjë ndihmë, kryesisht në pajisje dhe makineri që do të ndihmonin fermerët por edhe grumbulluesit.

Në mungesë të mbështetjes nga shteti, fermerët kanë zgjidhur privatisht njës seri problemesh, duke nisur që nga analizat e produktit. Në gjithë bashkinë Konispol 850 është numri fermerëve që merren me kulturën e agrumeve nga ku 950 ha janë të mbjella me agrume, nga këto  902 ha me mandarina dhe  36 ha portokalle dhe limonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco