Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

8 Nëntor 2026 | 15:58

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

“Vlorë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Yacht”, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të përdorte armë zjarri gjatë një konflikti. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe një përforcues metalik grushti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Yacht”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë patrullimit në lagjen “Uji i Ftohtë”, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Rrapi”, punonjësit e Policisë konstatuan një konflikt për motive të dobëta mes 34-vjeçarit dhe shtetasit E. H., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës. Gjatë ndërhyrjes, 34-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u neutralizua nga punonjësit e Policisë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, gjatë konfliktit, 34-vjeçari ka tentuar të përdorë një armë zjarri pistoletë, të cilën më pas e ka hedhur në rërë, në vendin ku u kap nga shërbimet e Policisë. Arma u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit të tij, u gjet një përforcues metalik grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual, lihet ‘detyrim paraqitje’ mësuesi i fizkulturës në Selenicë

Gjykata këtë të diele ka dhënë vendimin për 35-vjeçarin Albano Ahmeti, i cili u vu në pranga pak ditë më parë pas akuzave të rënda...
15:21 | 08/11/2026

Berisha: Çmimet e apartamenteve kanë arritur në 4 mijë euro për metër katror

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për rritjen e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri. Gjatë deklaratës së tij, Berisha pretendoi se ndërtimet...
14:11 | 08/11/2026

Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë

Në Serbi të dielën janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave kombëtarë të pakicave. Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit politikë të...
13:47 | 08/11/2026