Aksident i rëndë në Egjipt/ Përplasen dy trena, të paktën 4 të vdekur dhe mbi 90 të plagosur

08/11/2026 16:45

Një aksident i rëndë është shënuar në Egjipt, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave, kanë mbetur të paktën 4 persona të vdekur dhe mbi 90 të plagosur.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila konfirmoi bilancin paraprak të viktimave dhe të të plagosurve. Si pasojë e përplasjes, disa vagonë kanë dalë nga shinat, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe shërbimet e shpëtimit për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve.

Autoritetet vijojnë ndërhyrjen në zonë, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme mbi shkaqet e aksidentit.

Top Channel