Zjarr në një lokal në Zvërnec, objekti digjet plotësisht (VIDEO)
8 Nëntor 2026 |
16:46
Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në zonën e Zvërnecit, duke u djegur plotësisht. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale në objekt janë të konsiderueshme, pasi flakët e kanë shkatërruar atë tërësisht.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilët pas një operacioni kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre në zonën përreth.
Lajme të Sugjeruara
Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari
Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari “Vlorë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Yacht”, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Arrestohet 34-vjeçari që tentoi...
7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual, lihet ‘detyrim paraqitje’ mësuesi i fizkulturës në Selenicë
Gjykata këtë të diele ka dhënë vendimin për 35-vjeçarin Albano Ahmeti, i cili u vu në pranga pak ditë më parë pas akuzave të rënda...
Berisha: Çmimet e apartamenteve kanë arritur në 4 mijë euro për metër katror
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për rritjen e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri. Gjatë deklaratës së tij, Berisha pretendoi se ndërtimet...
- 16:20 Ambasadori britanik në Beograd: Me udhëheqjen e re serbe do të flasim për normalizimin me Kosovën
- 15:58 Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari
- 15:47 Trump për zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori
- 15:32 Ministri francez: Evropianët do të marrin pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi
- 15:21 7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual, lihet ‘detyrim paraqitje’ mësuesi i fizkulturës në Selenicë
- 15:12 Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel