Napoli e mbylli kampionatin me një barazim që, gjithsesi, nuk është për t’u hedhur poshtë, përballë Lazio-s kryesuese. Për kthesën e shumëpritur, do të flitet pas pushimit të kombëtareve, por ndërkohë Massimiliano Allegri niset nga gjërat pozitive që pa në “Maradona”. Trajneri falënderoi lojtarët për një ndeshje të rëndësishme, duke theksuar se nuk ishte e lehtë pas humbjeve të fundit. Ai vlerësoi performancën e ekipit në pjesën e dytë si bindëse dhe theksoi se pushimi do të ndihmojë në rikuperimin e disa lojtarëve, gjë thelbësore për ciklin e ndeshjeve të ngjeshura që i presin. Ai shtoi se ekipi “vendosi një tjetër tullë”.
Allegri u përpoq të zbusë klimën negative të krijuar nga rezultatet e fundit. “Duhet të vazhdojmë kështu, jo gjithçka është humbur, edhe pse jemi prapa në renditje,” tha ai, duke kujtuar se edhe Milan-i kishte humbur një avantazh të madh. Ai theksoi se skuadra është ende në garë për vendin e katërt, Kupën e Italisë dhe Champions League, duke shtuar se momentet e vështira janë pjesë e sezonit dhe duhen përballuar me qetësi, duke sjellë më shumë rregull dhe thjeshtësi.
Lidhur me vërshëllimat e tifozëve ndaj disa lojtarëve, veçanërisht ndaj Noa Lang, Allegri komentoi: “Kur fitohet, jemi të gjithë të mirë, kur humbet pak më pak.” Megjithatë, ai vërejti se tifozët ishin pranë ekipit edhe në këtë ndeshje. Trajneri shprehu besimin se pushimi do t’u japë energjitë e duhura për të ngjitur shkallët e renditjes dhe kërkoi mbështetje për lojtarët që kanë më shumë nevojë. Ai përmendi gjithashtu ndryshimin taktik në pjesën e dytë, duke shkëmbyer pozicionet e De Bruyne dhe McTominay për të shfrytëzuar më mirë krosimet dhe goditjet me kokë.
Marrë nga La Gazzetta dello Sport
