Përplasen dy trena në jug të Kajros, 4 viktima dhe 88 të plagosur

8 Nëntor 2026 | 16:57

Dy trena pasagjerësh u përplasën rreth 76 km në jug të Kajros të dielën, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur 88 të tjerë. Lajmin e njoftoi ministria e shëndetësisë e Egjiptit.

Autoriteti shtetëror hekurudhor tha se një tren që udhëtonte nga Giza për në Fayoum u përplas me një tjetër që udhëtonte nga Kajro për në Asuan, duke nxjerrë nga shinat disa vagona.

Presidenti Abdel Fattah al-Sisi urdhëroi një hetim të shpejtë dhe tha se kushdo që gjendet neglizhent duhet të mbahet përgjegjës, sipas një deklarate të veçantë.

Ekipet e emergjencës po pastronin rrënojat për të rivendosur shërbimet në linjën Kajro-Egjipti i Sipërm, tha autoriteti hekurudhor, pa dhënë asnjë indikacion se sa kohë do të zgjaste kjo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori britanik në Beograd: Me udhëheqjen e re serbe do të flasim për normalizimin me Kosovën

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Edward Ferguson tha se mirëpret deklaratat e para të përfaqësuesve të Listës Studentore që fitoi zgjedhjet parlamentare në...
16:20 | 08/11/2026

Trump për zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar ashpër rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, duke pretenduar se vendi bëri “një hap të...
15:47 | 08/11/2026

Ministri francez: Evropianët do të marrin pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi

Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot ka deklaruar se evropianët duhet të bashkohen me bisedimet Rusi-Ukrainë të javës së ardhshme. Ai gjithashtu akuzoi kandidatin presidencial...
15:32 | 08/11/2026