• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

by E B
08/11/2026 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri britanik, Andy Burnham, tha se e “inkurajon fuqishëm” Kosovën që të respektojë mandatit të plotë të Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Në një letër urimi që Burnham i dërgoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, udhëheqësi britanik tha se vendi i tij mbetet i palëkundur në përpjekjet e tij për të promovuar stabilitet rajonal dhe e njeh rolin kyç të drejtësisë ndërkombëtare.

“E inkurajojmë fuqishëm Kosovën që t’i përmbahet zotimit për respektimin e mandatit të plotë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si një dëshmi e rëndësishme e pjekurisë së saj demokratike dhe përkushtimit ndaj drejtësisë së pavarur dhe të paanshme për të gjithë”, u tha në letrën që Burnhamit, të publikuar nga Zyra e Kurtit.

Burnham po ashtu shprehu mbështetjen “e palëkundur” për Kosovën si “shtet sovran, të pavarur dhe shumetnik”.

Deklaratat e Burnhamit për mandatin e gjykatës, vijnë pasi në fillim të tetorit,deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan ndryshimet në Ligjin e Dhomave të Specializuara, mekanizmit të drejtësisë në Hagë që njihet si Gjykata Speciale.

Ndryshimet në ligj kanë ngritur shqetësimet në mesin e përfaqësuesve evropianë, të cilët kanë kërkuar që Kosova të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare dhe të garantojë pavarësinë e gjykatës.

Miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Specialen i paraprinë protestat kundër aktgjykimit dënues të 16 shtatorit kundër katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u dënuan në shkallë të parë për krime lufte.

Protestuesit kërkuan ndryshime në ligj dhe mbështetje më të madhe institucionale për ish-presidentin, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetin Rexhep Selimi, që u shpallën fajtorë nga Gjykata Speciale.

Por, me kërkesën e vetë nismëtares së ndryshimeve, Partisë Demokratike të Kosovës, ligji u kthye në Kuvend për rishqyrtim nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula më 22 tetor. Që atëherë, deputetët nuk kanë njoftuar për rishqyrtimin e këtij ligji.

Ndërkaq më herët gjatë kësaj jave, Bashkimi Evropian tha se po zhvillon dialog me Qeverinë e Kosovës lidhur me ndryshimet në Ligjin për Specialen.

BE-ja kishte shprehur shqetësime për ndryshimet, duke argumentuar se Brukseli duhet të konsultohet për to.

Kosova ka marrë përsipër një sërë zotimesh për Gjykatën Speciale më 2014, përmes një letërkëmbimi mes presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe shefes së BE-së, Catherine Ashton.

Në mesin e zotimeve ishte dhe që Kosova të konsultohej me BE-në për çfarëdo nisme për ndryshim të ligjeve që kanë ndikim në mandatin e gjykatës, apo në procedurat gjyqësore që burojnë nga hetimet e Task-Forcës Speciale Hetuese (SITF).

Po ashtu, Kosova u zotua për vazhdimin e punës së Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë deri në përfundimin e hetimeve dhe procedurave përkatëse.

Çfarë parashihet në ndryshimet në Ligjin për Specialen?

Megjithatë, nismëtarja e ndryshimeve në Ligjin për Specialen, PDK-ja ka thënë se ndryshimet e miratuara nuk synojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Megjithatë, ato prekin disa çështje kyç të funksionimit të gjykatës.

Një nga ndryshimet kryesore në Ligjin e miratuar ka të bëjë me llojin e veprave që mund të trajtohen nga Specialja.

Në Ligjin e ndryshuar parashihet lidhja e juridiksionit të tyre me pretendimet për trafikim organesh të raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011, që ishte bërë shkas për krijimin e Gjykatës Speciale.

Sipas ligjit të ndryshuar, Specialja do të duhet të merret me veprat që lidhen drejtpërdrejt me pretendimet për nxjerrjen, heqjen dhe trafikimin e paligjshëm të organeve, indeve ose qelizave njerëzore.

Në këtë juridiksion do të përfshiheshin edhe vrasjet, torturat si dhe trajtimi mizor e çnjerëzor në vendet specifike të ndalimit që përmenden në raport, kur ato lidhen drejtpërdrejt me operacionet e pretenduara të marrjes së organeve.

Kjo nënkupton që ligji synon që Gjykatës Speciale t’i hiqet juridiksioni për të ndjekur krimet e tjera të luftës, krimeve kundër njerëzimit apo dhunës politike që nuk kanë një lidhje të tillë të drejtpërdrejtë.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me periudhën kohore. Me ligjin fillestar, Specialja trajton krimet që pretendohet se janë kryer nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Por, me ndryshimet e miratuara më 6 tetor, kjo periudhë kufizohet nga 1 korriku 1999 deri më 31 tetor 2000.

Ndryshimet në ligj parashohin që rastet që janë në shkallën e Supremes, të transferohen në Kosovë.

Ndërkaq, dënimet maksimale janë paraparë të jenë deri në 15 burgim.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm ka të bëjë me atë se të dënuarit e Gjykatës Speciale, sipas ndryshimeve të miratuara më 6 tetor, do të mund të përfitonin nga falja presidenciale.

Por, ligji i Kosovës për faljen e përjashton të drejtën e kërkimit të faljes presidenciale për vepra të caktuara kundër së drejtës ndërkombëtare, ndërsa Kodi Penal i Kosovës i përfshin krimet e luftës në këtë kategori./ REL

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In