• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

by Mero Baze
08/11/2026 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Tani dështimin e protestave e pranojnë të dyja opozitat, edhe PD-ja, edhe përfaqësuesit e flamingove. E vetmja gjë që nuk pranojnë është përgjegjësia për dështimin.

Përfaqësuesit e flamingove fajësojnë për dështimin Sali Berishën, që u ngatërrohet nëpër këmbë dhe tremb qytetarët. Në pamje të parë duket sikur kanë të drejtë. Që Sali Berisha është një rrufepritës i madh i qeverisë ndaj zemërimit popullor, kjo është e qartë. Që shqiptarët, nëse shikojnë se alternativë ndaj Edi Ramës kanë Sali Berishën, kthehen përsëri në shtëpi, edhe kjo është e qartë.

Por të gjitha këto nuk janë arsyet përse kanë dështuar flamingot. Këto janë arsyet përse dështon Sali Berisha.

Për hir të së vërtetës, Sali Berisha u dha kohë dhe mundësi flamingove të bënin opozitën e tyre. Prej qershorit deri në tetor, ata e kishin fushën të lirë pa Sali Berishën. Gjatë gjithë asaj kohe, u treguan shqiptarëve se janë ca Berisha të vegjël, që shajnë, linçojnë dhe përdhunojnë jetën e bizneseve, qytetarëve dhe njerëzve publikë. Të drejtuar nga njerëz të dështuar dhe të frustruar të shoqërisë shqiptare, disa të maskuar si gazetarë apo analistë banaqesh  televizive dhe të tjerë si burokratë OJQ-sh, ata zbrazën para popullit shqiptar mllefet e dështakëve që duan të marrin hak ndaj shoqërisë për dështimet e tyre.

Si rrallëkund në këtë lëvizje pesëmujore, kam parë se si tribuna e protestës dhe vendet rreth saj u bënë vendstrehim për çdo dështak të shoqërisë shqiptare apo njeri me probleme mendore, që mendonte se kishte gjetur një vend për t’u hakmarrë ndaj kolegëve të tij apo njerëzve të suksesshëm në këtë vend përmes protestës.

Gazetarët e sponsorizuar nga OJQ-të merrnin hak ndaj gazetarëve që mbijetojnë në tregun e egër shqiptar me punën e tyre. Artistët e dështuar të skenave merrnin hak ndaj kolegëve që nuk u bashkoheshin protestave, duke bërë lista linçimi. Këngëtaret e tallavasë merrnin hak ndaj këngëtareve të suksesshme, duke ua ngjitur emrat nëpër trungjet e pemëve, si të dënuara me vdekje nga flamingot. Blogeret merrnin hak ndaj televizioneve që nuk u kishin përsëritur kontratat, apo ndaj djemve të Dubait që kanë frikë nga SPAK-u të vijnë për pushime në Palasë. Gjithfarë mediokrish filluan të flisnin në emër të popullit dhe të shpjegonin se dështimi i tyre kishte ardhur nga sistemi, pasi ata kishin qenë të talentuar. Madje, edhe të frustruarit seksualisht filluan të besonin se fajin për devijimet e tyre seksuale e kishin Rama dhe Berisha.

Ky llum i derdhur rrugëve për katër muaj, në fund i mbyti vetë ata.

Sali Berisha nuk ka asnjë faj për dështimin e tyre spektakolar. Vetëm ata, me ligësinë e tyre, me mllefet dhe frustrimet nga dështimet, mund ta mbanin larg popullin nga bulevardi, pasi kishte dalë në fillim të qershorit.

Alibia e tyre se protestat po dështojnë sepse me to u përzie Sali Berisha, është një alibi e dobët dhe pa shpresë për të ardhmen e tyre. Ne nuk mund të nxjerrim jashtë ligjit PD-në dhe partitë e vjetra opozitare për t’u hapur rrugë të rinjve, të cilët nuk duan të konkurrojnë, por ta pushtojnë skenën politike. Rrugët i kanë të hapura, por duhet të fitojnë besimin e qytetarëve. Dhe ata e humbën para syve të tre milionë shqiptarëve, brenda dhjetë ditësh, këtë besim.

E humbën sepse, si vlera, janë nën nivelin mesatar të shoqërisë.

Nga ana tjetër, edhe vetë Berisha nuk ka pse bën sikur po zhvillon betejë me flamingot, që sipas tij janë të Edi Ramës dhe nuk e lënë të bëjë protesta. Sali Berisha ka të drejtën e autorit për protestat në Shqipëri dhe nuk mund të marrë leje nga flamingot.

Ajo që Berisha nuk kupton është se ai ka mbaruar dhe populli shqiptar nuk shkon më pas tij në protesta. Për këtë nuk e kanë fajin flamingot. Ata thjesht zbuluan krizën e tij dhe e vunë në provë të tregonte muskujt. Ai provoi se nuk ka më muskuj dhe nuk bën dot beteja në rrugë. Thirrjet e tij patetike për përmbysje, dhunë dhe revolucion përfundojnë përjetësisht me Sali Lushën në krye të 200 “petritave” të mbetur në selinë e SHQUP-it.

Kaq do të mjaftonte të merrej si sinjal se ai duhet të ikë pa pritur zgjedhjet, nëse nuk do ta nxjerrë jashtë ligjit PD-në me duart e tij gjatë zgjedhjeve. Sali Berisha, as ky nuk ka asnjë mundësi ta justifikojë dështimin e vet me flamingot. Ata thjesht zbuluan kufomën e tij.

Për këtë arsye, nuk mund të justifikohen se i pengon një kufomë. I pengon fakti që nuk kanë popullin me vete, por kanë vetëm Saliun në mendje.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In