Këngëtarja Fifi ka konfirmuar se do të bëhet nënë për herë të dytë, duke ndarë me publikun lajmin e gëzueshëm për zgjerimin e familjes së saj.
Ajo ka zgjedhur një mënyrë humoristike për të zbuluar shtatzëninë, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet duke thënë:
“Mos më shqetësoni se kam gajlet e mia, më duket se jam shtatzënë”.
Ky lajm vjen pasi Fifi përjetoi për herë të parë emocionet e mëmësisë me lindjen e djalit të saj, Theo Mal. Tashmë, këngëtarja dhe familja e saj po përgatiten të mirëpresin një tjetër pjesëtar, ndërsa kjo periudhë pritet të sjellë emocione dhe momente të veçanta në jetën e tyre./TCH