Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme në javën e 11-të të Abissnet Superiore, duke triumfuar 2-0 ndaj Dinamos në Korçë. Në përfundim të takimit, trajneri i “Ujqërve”, Julian Ahmataj, analizoi para mediave paraqitjen e skuadrës.

Të lidhura
None found
“Prej 5 javësh jemi një skuadër që nuk njeh humbjen. Tashmë kemi hyrë në ritmin e kampionatit dhe po luajmë më të çliruar. Besoj se rendimenti ynë do të përmirësohet vazhdimisht, pasi kemi ende shumë potencial për të shfaqur.
Nuk jemi ende një ekip i konsoliduar plotësisht. Në ndeshjen e sotme treguam vetëm një grimcë të asaj që mund të bëjmë. Ky është ritmi që duhet të ndjekim në kampionat, pavarësisht nëse rezultati është fitore apo jo. Dinamo është një skuadër e formuar, me lojtarë që prej një kohe të gjatë punojnë së bashku me të njëjtin trajner.
Edhe Reali dhe Barcelona nuk arrijnë ta kontrollojnë kundërshtarin gjatë të gjitha 90 minutave. E rëndësishme është që po shënojmë dhe po marrim pikë me shumë vlerë”, u shpreh Ahmataj.





