Aksident në aksin Fier-Libofshë, plagoset një person

8 Nëntor 2026 | 18:19

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Fier-Libofshë, konkretisht në fshatin Agim. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person.

Sipas informacioneve paraprake, një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet. Goditja ka qenë e fortë, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të motorit, i cili ka pësuar dëmtime trupore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme në terren për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkakun e saktë që çoi në këtë përplasje.

Ndërkohë, i plagosur është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa pritet të zbulohen detaje të reja mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E zuri poshtë muri i një banese, humb jetën 70-vjeçari në Lezhë

Një 70-vjeçar ka humbur jetën këtë të diele në fshatin Tale të qytetit të Lezhës. I moshuari dyshohet se është zënë aksidentalisht poshtë nga një...
18:05 | 08/11/2026

Zjarr në një lokal në Zvërnec, objekti digjet plotësisht (VIDEO)

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në zonën e Zvërnecit, duke u djegur plotësisht. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i...
16:46 | 08/11/2026

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

Një ngjarje kriminale është parandaluar në qytetin e Vlorës. Lidhur me ngjarjen është arrestuar një 34-vjeçar. Policia bën me dije i arrestuari tentoi të përdorte...
15:58 | 08/11/2026