Marco Bezzecchi është fituesi i Çmimit të Madh të Katarit në Botërorin e MotoGP. Piloti italian i Aprilias kaloi i pari vijën e finishit në pistën e Losailit duke regjistruar fitoren e dytë radhazi dhe të 6 në këtë sezon.

I nisur nga pole position, Bezzecchi e dominoi totalisht këtë garë teksa e mbajti vendin e parë nga fillimi deri në fund duke lënë pas në vendin e dytë Marc Marquez me një avantazh prej 3 sekondash, ndërkohë që podiumin e plotësoi piloti tjetër spanjoll, Raul Fernandez që u rendit në vendin e tretë.

Një garë të mirë bëri edhe Jorge Martin që u rendit në vendin e shtatë, pavarësisht problemeve fizikë që ka. Përpara tij u pozicionuan Ai Ogura në vendin e katërt, i ndjekur nga italiani Bastianini në të pestin dhe Pedro Acosta në të gjashtin. Dhjetëshen më të mirë të garës e plotësuan Di Giannantonio, Zarco dhe Lecuona.

Pas Çmimit të Madh të Katarit, Marc Marquez shkoi në 431 pikë dhe mund të fitojë titullin e tij të 10 botëror në Portimao në fundjavën e 21-22 nëntorit ku spanjollit do t’i mjaftojë të fitojë Garën Sprint në ndalesën e parafundit të Botërorit të MotoGP

 

Top Channel